Silva Gunbardhi: Jam zhgenjyer nga dashuria

Shko poshtë

Silva Gunbardhi: Jam zhgenjyer nga dashuria

Mesazh nga W.Master prej Thu Aug 13, 2009 12:21 pm



Ka kaluar shume kohe, qe nga debutimi i pare ne skenen e festivalit. Mesuesja e atehershme duket se tashme e ka braktisur totalisht profesionin e saj per t'u impenjuar me muziken. Por jo vetem kaq. Vitin e ardhshem Silva Gunbardhi perfunon studimet per drejtesi, duke realizuar ne kete menyre nje enderr te vjeter. Ndoshta atehere do te fokusohet me shume tek profesioni i ri, por pa anashkaluar pasionin per muziken, qe duket se nuk do te mbaroje kurre tek ajo. Nderkohe ende e padashuruar Silva ecen me parimin: "me mire vetem, se sa me shoqerine e gabuar".

Pas realizimit te klipit tuaj te ri "Me do, s'me do", cfare impenjimesh te tjera keni pasur kete vere?
Me teper kam pasur kenaqesi se sa impenjime, sepse kenga e re, klipi dhe koncertet ku kam shkuar jane pritur shume mire nga publiku. Dhe nuk ka kenaqesi me te madhe per nje artist.

Ju kemi pare te kendoni edhe te "Maratona e kenges popullore" e tv Klan, cfare ju bindi per te qene aty?

Duke pasur parasysh, qe Klani eshte nje televizion shume i fuqishem, cdo kengetar do te donte te ishte pjese e maratones. Te mos harrojme pastaj vlerat e kenges popullore qytetare dhe stafin profesionist, qe u angazhua me kete koncert madheshtor.

Si qendron te ju, raporti mes muzikes popullore dhe asaj te lehte?

Ajo qe i bashkon jane kenget e bukura, qofshin te muzikes se lehte, qofshin popullore. Mua me pelqen te kendoj kenge te bukura dhe qe i ndiej. Do te genjeja nese do te thoja, qe ndjehem mire vetem me njeren prej tyre. Mua me pelqejne te dyja, me pelqen kur kenget jane te bukura.

Cfare projektesh te tjera ka Silva ne vazhdim?

Une jam pak supersticioze dhe nese do t'i thoja me duken sikur nuk realizohen. Nese nuk jam gati per t'i thene eshte me mire te mos i them, sepse dal edhe genjeshtare pastaj. (qesh)

Po per pushimet keni menduar?

Nuk kam menduar aspak, sepse deri ne 28 gusht i kam te gjitha ditet te zona me koncerte, ndersa ne shtator kam impenjimin me shkollen, keshtu qe kete vere nuk do te kete pushime per mua.

Pas studimeve ti mendon te behesh avokate?

Po kjo ka qene endrra ime, ndersa kenga ka lindur me mua dhe pasioni per te nuk vdes asnjehere.

Gjate kohes qe je ne Tirane, kur nuk je ne shkolle dhe nuk ke koncerte, si eshte dita jote?

Dal me shoqerine, lexoj, shikoj televizor, kaloj kohe me nenen dhe vellane tim, nje jete krejt normale.

Ne shoqerine tende bejne pjese patjeter kengetare?

Jo, por e vecanta e miqve te mi, eshte se jane te cdo lloj moshe. Une nuk kam komplekse moshe ne zgjedhjen e shoqerise. Rendesi ka te jene njerez te pershtatshem, elastike dhe me humor, qe te ndjehemi mire ne shoqerine e njeri-tjetrit.

Cfare vlereson me shume Silva tek miqesia?

Vleresoj ekuilibrin, nese nje miqesi ka ekuiliber do te thote se eshte e forte, e qendrueshme dhe qe zgjat.

Ke miq te vertete?

Po, ndonese nuk jane shume.

Nuk te kemi pare ne shoqerine e ndonje mashkulli, je e dashuruar?

Jo, nuk jam as e dashuruar dhe as e lidhur.

E ndjen mungesen e nje mashkulli ne krah?

Nje shprehje thote, "me mire vetem, se sa e keqshoqeruar". Une prova me veten nuk bej dhe nuk dua te bej as modernen. Ne momentin, qe do te ndihem mire me nje njeri, natyrisht qe do te krijoja nje lidhje.

Mos ndoshta Silva eshte zhgenjyer nga ndonje lidhje e meparshme, qe e ben te mendoje keshtu?

Zhgenjime njeriu ka, por une jam nga ata njerez, qe nuk me pelqen te hedh hapa te shpejte ne kete drejtim.

Te ka ndodhur ndonjehere te dashurohesh me njeriun e gabuar?

Jo.

Po martesen e ke menduar deri me sot?

Gjerat ne jete behen me hapa, ne momentin, qe ke nje njeri qe e ndjen prane atehere fillon te mendosh per me tej.

Ke pasur flirte ne jeten tende?

(qesh) Pse ashtu te dukem une ty?! Jo nuk eksperimentoj ne kete drejtim.

Je serioze ne dashuri?

Jam fanatike, dashuria eshte e fuqishme dhe e brishte njekohesisht dhe me duket se po te flas per te, e vizatoj. Nuk pershkruhet dashuria, sepse nese e pershkruaj do e pershkruaj gabim.

Si i ke marredheniet me koleget kengetare?

Kam marredhenie konstante, por jo shoqeri shume te ngushta.



Ka arritur qe brenda tre muajve te peshoje 10 kilograme me pak. Dhe kjo fale punes kembengulese me aerobine, rreth dy ore ne dite dhe nje diete te bazuar tek proshuta e pules dhe perimet. "Ndjehem mire me peshen, qe kam, ndonese do te doja te ulja te pakten edhe dy kilograme", tregon Silva.

Me ne fund ka marre edhe makinen e preferuar. Eshte nje "Peugeot 307" ne ngjyre bizele, te cilen Silva e ka blere vetem 6 muaj me pare. Ndonese shofere e re ne timon, kengetarja ndjehet e sigurt ne vetvete, madje edhe per te udhetuar ne rruge te largeta vecanerisht gjate koncerteve.
avatar
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

Shiko profilin e anëtarit http://vanessa-hudgens.worldgoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi