CILJETA RIKTHEHET SI FOTOMODELE

Shko poshtë

CILJETA RIKTHEHET SI FOTOMODELE

Mesazh nga W.Master prej Thu Aug 13, 2009 12:19 pm

Ka ditur gjithnjë të godasë në shenjë,një dhunti e lindur kjo e “Lolitës” së skenës shqiptare. Por kësaj radhe, për çudinë të gjithëve, është mërzitur me joshjen dhe sharmin që i ka falur nëna natyrë. Ajo nuk do të jetë më “Lolita” e askujt. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga kampi i këngëtares.Edhe pse 2008-ta ka qenë një vit vërtet i mbarë për të, jo vetëm në muzikë, por edhe përtej skenave e koncerteve ku ka marrë pjesë, mesa duket historia e saj e dashurisë ka pësuar “krisjen” e madhe. Çiljeta ka vendosur të mos jetë më “Lolitë”, për të ndryshuar kryekëput jetën e saj. Pas “Dorëheqjes” dhe “Puçi, puçi”, “sexy-girl” është vënë në kërkim të një dashurie që e meriton femrën fatale të kohëve moderne. Mos u trembni nga sa shkruhet më lart, sepse në realitet ajo po e shijon me të gjitha mundësitë historinë e dashurisë. Madje romanca e këngëtares alla-“Romeo dhe Çiljeta” është në kulmin e vet, duke qenë se sapo kanë kremtuar përvjetorin e tretë. Gjithë faji është i Rozi Radit, e cila ka shkruar tekstin e këngës më të fundit të realizuar nga Xhilaga me titull “Lolita”. Një gjë të tillë e pohon edhe vetë këngëtarja në një prononcim për “Korrierin”. “Sapo kam përfunduar këngën e radhës me titull “Lolita”, që është një bashkëpunim me Adrian Hilën dhe tekst të Rozana Radit. Fabula e këngës bën fjalë për një vajzë që ka kontribuar shumë në dashuri dhe është zhgënjyer. Kështu, unë i them djalit që nuk jam më “Lolita” e tij e se çdo gjë ka marrë fund. Një realizim që i përshtatet stilit tim dhe që shpresoj të vlerësohet”, vijon më tej Çili. Si gjithmonë seksi, por këtë herë më ekstravagante dhe në stilin e Brigitte Bardot, bukuroshja më e kërkuar e ekranit ka luajtur rolin që deri diku e përfaqëson vetë atë, duke qenë një lozonjare e lindur. Edhe pse nuk ka ende një videoklip, kënga ka filluar të dëgjohet pa pushim në “You Tube”. Por përveç kësaj, vajza joshëse e skenës ka një tjetër plan, edhe më të rëndësishëm se ky i pari. Ajo do të jetë imazhi i kalendarit të vitit 2009, për të gjithë muajt, çka vërteton edhe njëherë se efekti “Çiljetë” është ende një imazh që shet. Dhe bukuroshja seksi e di mirë këtë. Përveç koncerteve dhe ftesave për të kënduar në bregdetin e Shqipërisë, por jo vetëm, ajo përgatit sfidën e radhës si modele. Me pak fjalë, një “sexy-girl” që ndryshe nga sa thuhet lart e poshtë, po jeton periudhën më të artë të jetës së saj. Aq me tepër që tani synimet e saj rrahin në një tjetër vend. Është albumi i paralajmëruar prej shumë muajsh, që pret të promovohet nga fundi i vitit. Më shumë se dhjetë kompozime të reja dhe disa videoklipe që ditët e fundit kanë zënë pjesën më të madhe të kohës së lirë të saj gjenden aty. Një synim mbase pak i guximshëm, por që i vjen fort për shtat një vajze ambicioze si Çiljeta, e cila gjer tani i ka mbajtur premtimet që ka dhënë. Qoftë edhe duke thyer shumë tabu apo skepticizëm, të cilit nuk i shpëtoi kur këndoi për herë të parë. Shembulli më i fundit është dueti me Ingridin ,“Puçi, puci”, që shfaqet tërë kohës në stacionet televizive.
avatar
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

Shiko profilin e anëtarit http://vanessa-hudgens.worldgoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi