Misioni i Zanfines, nje organizate ne mbrojtjen e kafsheve

Shko poshtë

Misioni i Zanfines, nje organizate ne mbrojtjen e kafsheve

Mesazh nga W.Master prej Wed Aug 12, 2009 3:40 pm

Zanfina Ismajli është një ndër artistet që ka pasione krejt të veçanta. Ajo ka deklaruar se i do fort kafshët dhe tregon një kujdes të veçantë për to. Këngëtarja flet gjithmonë me pasion për dashurinë e saj ndaj qenit Aksi.

“Në një të ardhme do të kisha shumë dëshirë të punoja për organizatën PETA, e cila lufton për të drejtat e kafshëve në botë. Do të doja shumë që pas disa vjetësh të marr një iniciativë për të hapur një organizatë të tillë edhe në Kosovë, sepse njerëzit këtu duhet të fillojnë të kujdesen më shumë për kafshët”, shprehu dëshirën e saj këngëtarja Ismajli. Në fakt lirshmëria e këngëtares në lidhje me marrëdhëniet e saj me kafshët ka qenë shpesh aq i diskutueshëm, sa para pak kohësh, kur e pyetën se cila ishte dashuria e jetës së saj, ajo përmendi emrin e qenit të saj, fakt që i la të gjithë pa gojë.


Megjithatë Zanfina përveçse po tregohet shumë e ndjeshme ndaj kafshëve me pellush dhe do që të hapë një shoqatë në mbrojtje të kafshëve, nuk heq dorë nga lëkura e tyre.Ndryshe nga artistët e tjerë amerikanë që janë shprehur pro mbrojtjes së kafshëve dhe shfrytëzimit të tyre për veshje, këngëtarja kosovare përdor gëzofin e tyre për t’u veshur.Duke iu referuar një pjesë të gardërobës së saj duke qartë se ajo preferon lëkurën. Ndoshta pas kësaj deklarate, Zanfina do të heqë dorë përfundimisht nga përdorimi i gëzofit të kafshëve për veshjet e saj.
PUSHIMET DHE MUZIKA
Para pak ditësh teksa i ka dhënë dorën efundit përgatitjeve për provimet e diplomimit, Zanfina ka udhëtuar për të parin koncert në Ulqin. Por duket se ndryshe nga vitet e tjera, ajo sivjet do të fokusohet më shumë te pushimet sesa puna e saj. E ftuar në një emision, këngëtarja ka pranuar se do të shfrytëzojë të gjitha udhëtimet e koncertet për të pushuar, ndërkohë që nuk të marrë asnjë iniciativë tjetër për të realizuar ndonjë këngë apo videoklip të ri. Sipas saj, të gjitha këto projekte ajo i ka parashikuar për në shtator. “Nga rrafshi profesional jam duke menduar të realizoj një këngë, punën rreth së cilës do e filloj shumë shpejt. Megjithatë projekte më serioze priten të realizohen nga shtatori e tutje”, është shprehur këngëtarja.Për një kohë të gjatë që nga fillimi i muajit qershor Zanfina pothuajse u ngujua në shtëpi, duke lënë çdo aktivitet muzikor për shkak të provimeve. Kjo bëri që fansat e saj të dyshonin, por pas kësaj, të afërmit e këngëtares nxorën në dritë gjithë të vërtetën. “Zanfina nuk ka asnjë problem. Nuk ka problem me të dashurin, as me ndonjë sëmundje. Thjesht dëshiron të mësojë sa më shumë për të diplomuar dhe mandej të merret me karrierën e saj”, ka thënë një burim pranë këngëtares. Pritet që Zanfina gjatë stinës së nxehtë të udhëtojë në disa qytete bregdetare ku do të mbajë disa koncerte për fansat e saj dhe pas kësaj motra e dytë e familjes Ismaili do të hedhë në treg albumin më të fundit.

avatar
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

Shiko profilin e anëtarit http://vanessa-hudgens.worldgoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi