ARTA BAJRAMI Dasma ime sekrete me biznesmenin.

Shko poshtë

ARTA BAJRAMI Dasma ime sekrete me biznesmenin.

Mesazh nga W.Master prej Wed Aug 12, 2009 3:19 pm

Arta Bajrami publikon për herë të parë foton me Xhimi Sekiraqën, të fejuarin e saj prej një muaji e gjysmë. Këngëtarja tregon për “Panorama Plus”, njohjen e rastësishme me biznesmenin 30-vjeçar, në diskotekën e tij në Dysseldorf (Gjermani) dhe planin për ceremoni martese tërësisht private Arta tashmë keni bërë publike fejesën tuaj, më 22 janar me Xhimin.

A mund të na thoni më shumë se kush është ky djalë?

Xhimi është një djalë nga Prishtina dhe jeton në Gjermani prej moshës 14 vjeçare. Tani është 30 vjeç, është biznesmen dhe kemi një muaj e gjysmë, që jemi fejuar. Pas sa kohë njohjeje erdhi kjo fejesë? Jo shumë kohë e gjatë. Rastësisht e kam njohur në diskotekën e tij në Dysseldorf, Gjermani.

Çfarë keni gjetur tek Xhimi?

ARTA BAJRAMI Dasma ime sekrete me biznesmenin Personin që e kam pritur gjatë. Është burri ideal, i pashëm dhe shumë i zgjuar, tipiku i mashkullit me karakter.

Martesën e shihni afër apo larg?

Shumë afër. Kemi plan të kurorëzohemi sa më parë brenda këtij viti. Domethënë të bëhem Arta Bajrami Sekiraqa. Do t’i kushtoni ndonjë këngë të fejuarit? Patjetër. Publiku do ta kuptojë përmes vargjeve që do të ketë kënga e albumit tim më të ri dhe që pritet të dalë në qershor në shitje. Gjithashtu, në kopertinë do vendos një foto timen me Xhimin, por për këtë më duhet ta bind si fillim (qesh).

Do të organizoni ceremoni martese dhe si mund të jetë?

Nuk do të bëj dasëm të madhe, me siguri do të jetë shumë private. S’kam dëshirë të bëj ceremoni me shumë njerëz, atë do ta bëj vetëm për vete dhe për Xhimin.

Ku e festuat Shën Valentinin dhe a shkëmbyet dhurata?

Po e festuam në Shtutgart, sepse unë kisha një koncert atje. Ai më bëri një dhuratë të kushtueshme, komplet bizhu të firmës “Cartier”. Sa mund të ketë kushtuar? Them 5 mijë euro.

Me çfarë po merreni tjetër tani në muzikë?

Me koncerte. Para disa ditësh dhashë një koncert në Zvicër, pastaj u ktheva në Dysseldorf dhe sot jam në Hanover për një tjetër koncert.

Ç’do të ndodhë me karrierën tënde pas martesës?

Karriera ime patjeter do të vazhdojë edhe më fuqishëm. Xhimi është shumë ambicioz dhe dëshiron të më shohë në skenë

avatar
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

Shiko profilin e anëtarit http://vanessa-hudgens.worldgoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi