Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Shko poshtë

Re: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Mesazh nga W.Master prej Fri Aug 14, 2009 2:42 pm

sps
avatar
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

Shiko profilin e anëtarit http://vanessa-hudgens.worldgoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Mesazh nga donna prej Thu Aug 13, 2009 9:02 pm

wooow shume thnx
avatar
donna
Po te presim
Po te presim

Numri i postimeve : 32
Join date : 13/08/2009

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Mesazh nga W.Master prej Sat Aug 08, 2009 6:56 pm

Le te kthehemi perseri per pak caste tek Adam Weishaupt dhe tek Illuminati qe ai krijoi. Ideja e priftit kanonik ne vetvehte dukej e paster. Krijimi i nje klase elitare me idera utopike bazuar ne nje filozofi qe ne vetvehte dukej te kishte pastertine, shkallen e larte te pergatitjes arsimore, duhej te ngrinte vlerat morale dhe virtytet. Pra nje baze e fuqishme per nje reformim te botes qe ti kunderviheshe veprimeve dhe influencave djallezore. (Ne vetvehte Illuminati ashtu si dhe Masoneria ka baze fetare dhe ne cdo epoke, nivel apo shkalle elitare, fetaret kane qene ata qe kane luajtur rrolin kryesor. Darius). Ashtu si te gjithe ata qe promovonin dicka te re ne ate kohe, Weishaupt kerkoi ndihmen e Freemasonry te cilen e terhoqi mbas vetes por pa i dhene ndonje ndihme iluminizmit ne ate kohe. Weishaupt ndonese ishte nje prift jezuit, brenda nje kohe shume te shkurter u shnderrua ne nje freemason te terbuar duke siguruar nje vend te nderuar ne njeren prej lobeve freemasove qe ironikisht quhej Lobi i Kujdesit. Ne momentin qe ai krijoi Illuminatit ishte i brymosur nga mesimet e Rusoit ne France dhe mesimeve antrikristiane te Manikeans. (Manikeans eshte nje doktrine qe frymezohet nga okultizmi egjyptian dhe lidhet ngushte me ritet e lashta te Egjyptit te vjeter. Darius).
Kjo doktrine po perhaphej disi ne Europen e asaj kohe dhe fillestari ishte nje i ashtuquajtur tregetar ambulant me emrin Kolmer i cili kishte kaluar shume vite ne Egjypt duke studiuar egjyptologjine dhe ne menyre me specifike doktrinen sekrete te Manikeaizmit.
Ne fillimet e saj Illuminzimi kishte pese anetar te vetquajtur reformiste liberal dhe partizane te barazise absolute. Nje moment kyc ne progresin e Illuminatit dhe menyres sesi infiltruan ne instancat me te larta te kohes ishte perpjekja qe Weishaupt ben per te promovuar doktrinen dhe thithur ne gjirin e saj emra te fuqishem te kohes. Akoma nuk dihet me saktesi sesi ai arriti te terheqi mbas vetes Adolph Franz Friedrich Ludwig Baron Von Knigge, njeriun me te fuqishem te asaj kohe, nje kristian i flakte dhe i pushtetshem dhe qe i ndiqte me plogeshti zhvillimet e freemasonry qe ne ate kohe perflitej veteme ne nivelet e larta te jetes aristokrate. Qe te mos zgjatem me detaje te merzitshme dhe duke shmanguar karakterin fetar te temes, Weishaupt terhoqi ne gjirin e tij brenda nje kohe shume te shkruter mbi 2000 fisnike te gjithe me lidhje te vogla ose te rendesishme me masonet dhe mjaft te fuqishem ekonomikisht dhe me nje shpejtesi te frikshme arriti te perhapte doktrinen e tij ne gjithe europen e asaj kohe. (Duhet permendur qe ne ate kohe kjo doktrine dhe ajo qe proklamonte zgjoi interesin e madh dhe te personaliteteve si Shiler, Gete, Mozart..Darius)
Nderkohe reaksioni nga ana e kishes filloi i forte dhe Illuminati u akuzuan sikur ishin agjente te Jezuiteve duke shenuar fillimin e nje konflikti fundi i te cilit dihet mire se ke pati per fitues. Qe nga ai moment Illuminati kaluan ne nje ilegalitet dhe sekret te plote. Madje edhe ne komunikimin me njeri tjetrin perdornin pseudonime. Psh Weishaupt ishte Spartaku, Knigge ishte Pilati, etj.
Jehona e Illuminatit te Bavarise shkoi deri ne Token e Re (Amerike) dhe implikoi emra si George Washington si suportues i fshehte i Freemasonry. Ne te njejten kohe analizat, kundershtimet dhe hetimet shenuar rastin e pare te lindjes se se ashtuquajtures Teori Konspirative qe flet per organizata sekrete me aktivitete te dyshimte, veprime financiare te erreta, komplote ndaj vendeve, kryetareve te shteteve, arme dhe cdo gje tjeter qe lidhet me mungesen e ligjshmerise.
Pra ajo qe quhet sot Teori Konspirative, lindi midis faqeve te pamfleteve, librave, artikujve qe denonconin Illuminati. Epiqendra e akuzimeve paraqitet qarte ne nje liber te shkruar ne vitin 1797 me nje titull shume te gjate: Prova Per Nje Konspiraci Kunder te Gjitha Feve Dhe Qeverive Te Europes Qe Mbahen Ne Mbledhjet Sekrete Te Masoneve Te Lire (Freemasonry)Illuminati...
Prova 170 vjecare e konspiracise u ribotua ne vitin1 967 pak kohe mbas vrasjes se Kennedit. John Birch Society e cila botoi librin e konsideron Illuminatin si nje rrezik te qarte dhe shume te madh te diteve te sotme.
Kjo ishte nje pamje e pergjithshme sesi u krjua Illuminati, si u shpernda dhe ca perfshiu ne gjirin e saj. Shume prej jush qe e lexoni ne kete forum mund te pyesni se cfare eshte ky rrezik qe perfaqeson ky grup apo doktrine. Per te kuptuar kete une po ju bej nje paranteze dhe sugjeroj nje dicka. Per nje moment, mendoni vetem per veten tuaj. Per nje moment flakni tutje cdo gje qe ju kane thene, gjerat qe ju kane mesuar ne shkolle, cfare keni degjuar ne radio, cfare keni pare ne televizor apo cfare ju kane thene politikanet. Vetem per nje moment te fillojme te mendojme per veten tone dhe sipas menyres sone te pa influencuar nga ajo mori shprehjesh, informacioni dhe shpelarje truri e perditshme. Le te provojme pra te mendojme sipas mendjes sone. Jo shume shpesh e kemi kete mundesi.
Besoj se shume prej nesh jemi te nje mendje nese themi qe ka dicka gabim me kete boten e sotme tonen. Ka dicka qe nuk shkon. Luftra civile, mjerim, semundje, uri, pastrime etnike, luftra fetare, dhunime te ndryshme te te drejtave te njeriut... lista eshte goxha e gjate. A jane keto fenomene te shkeputura apo kane te njejtin burim?
Ne, vazhdimisht jemi te ushqyer me propagande, lajme te keqija, genjeshtra, opione dhe nje tufe me sekrete te pathena. Jeten e bejme shume te percaktuar, duhet te sigurojme jetesen, kemi frike se mos humbasim punen. Mbijetesa jone eshte e rrezikuar dite perdite dhe enrgjite e te menduarit tone konsumohen ne pjesen me te madhe ne kete drejtim. Cfare eshte qe krijon kaq frike dhe pasiguri ne jeten tone? A thua jeta eshte kaq e frikshme apo eshte dikush dhe dicka qe e krijon qellimisht nje ndjesi te tille? Pjesa me e madhe e frikes dhe e terrorrit shperndahet nga media e cila zoterohet nga nje pjese e vogel njerezish ne majat me te larta dhe qe natyrisht kane agjenden e tyre.
Illuminati eshte nje grup shume sekret te cilet praktikojne okultizmin dhe qe ekzistojne prej mijera vjetesh. Nuk eshte nje klub kalmajash apo "prinderisht" te cilet kerkojne ndopak eksitim ne kete jete, jane shume shume me teper se kaq. Eshte nje organizate e strukturuar ne menyren me te persosur dhe me njerez qe jane ne pozicione shume te larta elitare. Keta njerez jane super te pasur ekonomikisht dhe qendrojne mbi ligjet. Shume prej ketyre njerezve nuk e kane emrin ne listen e njerezve me te pasur te botes, ata e mbajne sekret kete fakt.
Keta njerez jane sot aktoret kryesore te cdo gjeje qe ndodh, politikisht dhe ekonomikisht. Jane perfaqesuesit e familjeve me te pasura ne bote dhe jane keta aktoret e vertete qe kontrollojne cdo gje ne bote, mbrapa skenes, nese mund te shprehemi keshtu. Ata jane Fisnikeria e Zeze (e zeza ketu eshte ne kuptimin jo te ngjyres se lekures po te qellimeve dhe planeve apo projekteve qe kane), jane Vendimarresit te cilet hartojne rregullat qe duhet te ndiqen nga presidentet dhe qeverite. Ata veprojne ne hije, heshtje larg vemendjes se pulbikut. Lidhjet e tyre te gjakut midis njeri tjetrit jane te vjetra, disa mijera vjecare dhe ata kujdesen me fanatizem ti mbajne keto lidhje te paprekura.
Fuqia e tyre qendron ne okultizem dhe ne ekonomi, paraja krijon fuqi. Illuminatit kontrollojne dhe kane nen pronesi te gjitha bankat nderkombetare, biznesin e naftes, bizneset me te fuqishme te industrise dhe te tregetise, ata infiltrojne politikanet dhe kontrollojne pjesen me te madhe te qeverive sot ne bote. Nje shembull i tille eshte zgjedhja per president ne Amerike. Nuk perben sekret fakti qe kandidati qe sponsorizohet me shume materialisht, fiton. Dhe kush sponsorizon "kandidatin e duhur" ? Natyrisht qe Illuminatit. Ne disa raste ata sponsorizojne te dyja krahet e kandidimit ne menyre qe loja te vazhdoje dhe te duket si nje proces i rregullt elektiv. Ata vendosin se kush do jete presidenti i ardhshem dhe e mbrojne me cdo kusht ate kandidat edhe sikur te jene te detyruar te veprojne si ne rastin kur bush "fitoi" ndaj Al-Gore ne Florida. Financimi per fushata te tila behet me leke droge dhe eshte e kuptueshme po te kihet parasysh qe jane Illuminati ata qe kontrollojne trafikun global te droges. Ne kete pike zgjedhjet nuk jane te rendesishme, por ata na lejojne ne te votojme ne menyre qe loja te vazhdoje dhe ne kete menyre ata pretendojne se ndjekin dhe zbatojne kushtetuten.
Por a eshte presidenti ai qe me te vertete ben lojen? Aspak ! Fuqia nuk qendron tek politikanet por tek Illuminati, elitaret e te ciles jane krere te komplet bankave nderkombetare. Kandidatet per presidente, zgjidhen me kujdes nga linja e gjakut te 13 familjeve Illuminati. Nese bejme nje kerkim te vogel del se pothuasje te gjithe presidentet e Amerikes jane nga e njejta linje gjaku ose sic e quajne bloodline "mbreterore" familje te lidhura ne menyre te ngushte me njera tjetren.
Pra kush jane qellimet e Illuminatit dhe objektivat e tij? Kjo tashme dihet dhe termi NOW eshte mese i pranishem sot. NWO (New World Order) Rendi i RI Boteror. Ata duan te krijojne kete rend te ri boteror dhe nje qeveri te vetme boterore, nen drejtimin e tyre natyrisht, per te mbajtur nen kontroll komplet globin ne nje sistem fashist dhe dhune. Ky eshte qellimi i vjeter i tyre. Qe te kuptohet me mire duhet mbajtur parasysh qe nuk eshte nje qellim qe mund te arrihet ne disa vjet apo ne nje gjenerate. Eshte nje qellim qe kerkon kohe dhe dalengadale po i vjen momenti te stabilizohet. Ata perpiqen prej shekujsh te arrijne qellimin e tyre dhe tentakulat jane shtrire me ne fund gjithandej. Fatkeqesisht brenda disa dhjetevjecareve te fundit ata kane arritur shume me teper sec kishin arritur ne disa qindra vjete fale teknologjise, industrializimit dhe informacionit. Pikesynimi kryesor i Illuminatit eshte ulja e standartit te jetesen ne vendet te zhvilluara si psh ne USA dhe vende te Europes, ne menyre qe qeveria ta kete me te lehte te kontrolloje masat (gje qe besoj ju po e shikoni qe po ndodh). Ne te njejten kohe standarti ne vendet e botes se trete ose jo te zhvilluara duhet te ngrihet qe te arrihet nje lloj balance. Pra ne gjtihe globin te krijohet nje standart i njejte. Qe te arrihet nje Rend i RI Boteror (qe ketej e tutje per shkurtim po perdor termin anglisht NWO. Darius) duhet qe standarti te jete i perafert ne te gjitha vendet. Edhe kete gje besoj se e shikoni qe po ndodh. Artikulli i meposhtem e tregon qarte Africa and Asia Push for 'New World Order.
Ky synim eshte planizuar larg syve te publikut, ne sekret te plote ne bashkepunim me Shoqerite Sekrete. Te gjitha shoqerite sekrete jane te kontrolluara nga Illuminati dhe Freemasonry eshte ndoshta me e njohura prej tyre. Personat qe kontrollojne shoqerine sot dhe Illuminatin jane Magjistar te Zinj (ata qe ushtrojne Magjine e Zeze) dhe okultise. Zoti i tyre eshte Luciferi dhe nepermjet praktikave okultiste ata manipulojne dhe influencojne masat. Pak rendesi ka nese ju apo une qe po e shkruaj ketu, besojme ne kete gje. Ata e besojne dhe bejne dhe e kane shume seriozisht.
avatar
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

Shiko profilin e anëtarit http://vanessa-hudgens.worldgoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Mesazh nga W.Master prej Sat Aug 08, 2009 6:55 pm



Nje autor, i cili ka bere shume shkrime/libra, pikerisht rreth ketyre grupeve ose shoqerive sekrete, eshte edhe David Icke, mes shume te tjereve qe mund te egzistojne.
Kam lexuar, u be kohe tashme, dhe per kete me kujtohet te kem postuar me apre ne forum, librin THE BIGGEST SECRET. e shoh pepi, qe je i interesuar pas kesaj teme, dhe meqenese, ne shume ngjarje te nivelit dhe rendesise boterore jepet lidhja e drejteperdrejte me Illuminati-t, te keshilloj ta lexosh.

Keto faktet e mistershme jane shume interesante.
avatar
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

Shiko profilin e anëtarit http://vanessa-hudgens.worldgoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Mesazh nga W.Master prej Sat Aug 08, 2009 6:54 pm

Cfare eshte Illuminati? Kur eshte krijuar dhe cfare perfaqeson ky emer qe po permendet shpesh e me shpesh kohet e fundit dhe qe per ata qe e njohin mire se cfare perfaqeson, shkakton dritherime dhe frike?

(Ka shume elementa ne kete shkrim qe do te kerkojne nje sqarim ne detaje por si fillim po perqendrohem vetem tek Illuminati dhe me vone do mundohem te shtjelloj ato emra dhe faktore qe dalin per here te pare ne nje teme te tille. Darius.)

1 Maji i vitit 1776 eshte data me e rendesishme per planet luciferiane per Rendin e Ri Boteror te Masoneve te Lire. Ne kete date nje jezuit obskurantist, profesor i te drejtes kanonike ne Universitetin e Ingolstadt ne Bavari, Adam Weishaupt krijoi nje organizate ose shoqeri sekrete te quajtur Ancient and Illuminated Seers of Bavaria qe me pak fjale do te thote Profetet e Lashte dhe te Ndricuar (ne kuptimin mendjendritur) Bavarez ose si term i shkurter nga anglishtja AISB[/b]
Illuminati si doktrine u be nje perzjerje e sekreteve masonike (doktrina luciferiane), misticizmi islamik (Sufism) dhe disiplina mendore jezuite (Hatha Yoga). Nje element shume i rrezikshem ne filozofine e kesaj organizate dhe doktrines se saj eshte perdorimi shkencor i drogave, hashashi, per te prodhuar nje gjendje te iluminuar ose te ndricuar te mendjes nje komponent qe lidhet direkt me binomin Knights Templar (Kaloresit e Tempullit) dhe Order of the Assassins (Urdheri i Vrasesve) qe daton vitin 1050 mbas Krishtit. (Keto te dyja jane pjese te organizates masone, nje nga shkallet e hierarkise se saj qe do me duhet ti shpjegoj ne nje shkrim me poshte. Darius.)
Illuminimi eshte nje nga elementet me kryesor te Masoneve dhe levizjeve te tjera me karakter okult. Cdo kandidat i levizjes masone kerkon kete lloj ndricimi mendor dhe kjo gje i premtohet. Sa me lart ngjitet ne hierarkine e levizjes aq me shume "ndricim" ai merr. Eshte per shkak te ketij objektivi "te ndricimimt" qe ka kjo shoqeri, pra Masonet, qe AISB u bei njohur nga te gjithe si Illuminati.
Termi Illuminati eshte shumesi i fjales latine illuminatus qe do te thote DIKUSH QE ESHTE I NDRICUAR dhe ne rastin konkret ka parasysh dike qe ka marre bollekun dhe forcen e mendimit te Masonve te Lire ose sic njihet rendom ne ambientet e ndryshme sot Freemasonry.
Teknikisht nje Illuminati eshte nje Master Mason qe ka perftuar gjithe njohurine dhe "ndricimin" dhe niveli i tij i reputacionit apo dhe hierarkise e kalon ate te grades 32 madje edhe 33. (Keto jane gradat me te larta ne Masonery dhe qe te arrish aty duhet perkushtim, pergatitje dhe dedikim absolut. Darius)

Ja ne cfare nivelesh shtrihen Illuminati

Njerez qe arrijne nivele te tilla njihen si Mjeshtra te Mjeshtrave te Tempullit dhe pervec emrit Illuminati njihen ndryshe edhe si:


#The Society of the Elect
# Great White Brotherhood
# Argenteum Astrum (Silver Star)
# Order of One
# Torch-bearers
# Invisible College
# Custodians of the Plan
# The Lords of Compassion
# Guardians of the Grail
# Society of Illumined Minds
# World Mind
# Council of Masters
# Hesychasts
# Order of the Perfectibilists
# The Council of All Beings
# Wisemen
# Invisible Order
# Secret Brotherhood
# The Brain Trust
# Crusaders of the Green Cross
# Seekers on the Threshold
# Masters of Wisdom
# The Hierarchy
# Council of Nine
# Fraternitas Saturni
# Hermetic Brotherhood of Light
# All Souls Group
(spo e quaj te nevojshme perkthimin e ketyre emrave sepse jane te thjeshte per tu kuptuar edhe nga ata qe skane njohuri ne anglisht. Darius)

Deri ketu nuk ka asgje te vecante qe mund te krijoje ndonje pershtypje apo ndjenje paniku per ate qe degjon Illuminatin per here te pare. Por ja kush jane strukturat e Illuminatit dhe ku shtrihen ato:

Bankat dhe Grupi Monetar

1- Bankat Nderkombetare Qendrore
2- Bankat Qendrore
3- Fondi Monetar Nderkombetar
4- Banka Boterore
5- Banka Nderkombetare e Te Ardhurave
6- Banka Boterore e Kursimeve
7- Korporatat Shumekombeshe
8- Fondacionet

Grupet e Shoqerive Sekrete

# Freemasonry
# Skull & Bones
# Grand Orient Lodge
# Grand Alpina Lodge
# Knights Templar
# Royal Order of the Garter
# Priory De Sion
# Rosicrucians
(Edhe ketu e quajta me vend qe te mos i perktheja emrat sepse keto jane emrat qe njihen sot ne te gjthe boten. Darius)

Grupet Politike

1- Udheheqesit e Qeverive te vendeve te ndryshme te botes
2- Kombet e Bashkuara
3- Bilderbergers
4- Komisioni Trilateral
5- Keshilli i Mardhenjeve me Jashte
6- Klubi i Romes
7- Instituti Aspen
8- Korija Bohemiane
9- Federatat Rajonale (Nato, EEC, etj)
10-Sindikatat Nderkombetare te Punetoreve

Grupet e Inteligjences

# CIA
# KGB
# British Intelligence
# Mafia/Krimi i Organizuar
# Kartelet e Droges
# Interpol
# Partite Komuniste

Grupet Fetare

1- Keshilli Boteror i Kishave
2- Keshilli Kombetar i Kishave
3- Parlamenti Boteror i Feve
4- Vatican, The Sovereign Military Order of Malta (SMOM)
5- Grupet dhe Kultet e te ashtuquajtures New Age
6- Protestantet Liberal Te Denominuar
7- Unity Church
8- Unitarian / Universalist Church Baha'i
9- Tempulli i Kuptimit

Grupet qe merren me edukimin

# UNESCO
# World Peace Groups
# Planetary Congress
# World Constitution and Parliamentary Assoc.
# Environmental Groups
# Lucis Trust
# World Goodwill
# World Union
# Esalen Institute
# Media Establishment

Illuminati quhet ndryshe dhe Vellazeria e fshehte ose The Secret Brotherhood.

Elita e kesaj organizate mbi organizatat, ne pjesen me te madhe kane lindur e tille. Pra jane femije te ish-elites dhe prinderit e tyre kane qene masone, sick akne qene gjysherit dhe stergjysherit.
Ja si eshte shprehur nje nga kreret e Masonve, i grades me te larte:
Eksistojme sot ne kete bote sic kemi ekzistuar prej mijera vjetesh, nje trup i ndricuar humanesh te gjithe se bashku ne ate qe mundt e quhet Urdheri i Kalvarit. Perbehet nga ata te cilet me forcen e mendimit dhe ate shpirterore kane arritur te gjejne fatin e fshehte te ketij qyteterimi. E ardhmja e ketij fati
sekret eshte nje Rend Boteror i drejtuar nga nje Mbret me fuqi te mbinatyrshme. Ky mbret i ardhshem do jete nje pasardhes i denje dhe pjestar i Urdherit te Illuminati, qenie e denje dhe qe i perket nje familje heronjsh te qenies njerezore. Manly P. Hall 33° Mason

Po e nderpres kete shkrim ketu per ta vazhduar me pas sepse eshte shume i gjate dhe ka elementa te shumte qe duhen shpjeguar me detaje ne menyre qe te behet i kuptueshem per ate qe skane njohuri te mjaftueshme ose qe e degjojne per here te pare. Sa per tju mbajtur me ne korrent te ngjarjeve, prej disa kohesh qarkullon termi NWO ose New World Order ose Rendi i Ri Boteror qe ne menyre paksa te mekur eshte permendur nga media zyrtare dhe qe ka filluar te kundershtohet haptazi ne qarqet progersive, shkencore, politike dhe sociale. Hapat e para te ketij NWO jane stabilizuar me krijimin e bashkimit Europian dhe synimi eshte qe te shtrihet ne te gjithe boten. Mbase ju kujtohen protestat e fuqishme ne Gjermani para disa muajve gjate mbledhjes se bere nga Bilderbergers ku pati edhe te demtuar nga demonstruesit. Bilderbergers jane nga grupimet me te fuqishme ekonomike sot ne bote, qe disponojne mjete financiare dhe politike kaq te pamasa sa mund te rrezojne ne gjunje cdo lloj qeverie brenda 24 oreve.
Per ta mbyllur pjesen e pare te ketij shkrimi dua te shtoj qe familja Bush eshte nje pjestare e Masonve, madje e Freemasonry. Vete George Bush i riu dhe i vjetri jane pjestare te njeres nga gradat e freemasonry Skull & Bones dhe po i tille eshte dhe ish kandidati per president John Carry.
Me poshte po postoj foton e Adam Wieshaupt dhe simbolin e Illuminatit qe quhet ndryshe edhe The Cult Of All Seeing Eye ose Kulti i Syrit qe Sheh Cdo Gje. Ky simbol eshte pjese e simboleve te freemasonry.
Dua te shtoj edhe dicka. Ky simbol i masoneve dhe i Illuminati ndodhet edhe ne kartmonedhen prej 1 $ amerikan i vene aty nga njeri prej masonve qe fatkeqesisht sme kujtohet si emer.
avatar
W.Master
Admin

Numri i postimeve : 154
Join date : 07/08/2009
Location : F.Kosove

Shiko profilin e anëtarit http://vanessa-hudgens.worldgoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi